Site icon Telegrafi

Shpërthen bombola e gazit në Kumanovë, 3 të vdekur e 6 të plagosur

Një bombol gazi ka shpërthyer këtë mëngjes në një shtëpi në fshatin Romanocë të Kumanovës duke shkaktuar më pas një zjarr të madh dhe si pasojë ka lënë 3 të vdekur dhe 6 të plagosur, informon “Alsat”.

Sipas informacioneve fillestare nga MPB, tre persona vdiqën në vend dhe gjashtë përfunduan me lëndime të rënda. Ata janë transferuar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të seriozitetit të plagëve do të dërgohen në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

Aktualisht një prokuror publik dhe një ekip nga SPB Kumanovë po kryejnë inspektime në terren.

Më shumë informacion mbi vendin e ngjarjes dhe shëndetin e të dëmtuarve do të postohen gjatë gjithë ditës.

Exit mobile version