Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një restorant në Bolonja të Italisë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe sipas mediave italiane shkak i shpërthimit ka qenë një rrjedhje gazi.
Sipas mediave italiane, në dhomën ku ndodhi shpërthimi ishin vetëm pjesëtarët e stafit të restorantit, të cilët kanë mbetur të plagosur.