Të paktën 123 persona kanë mbetur të vdekur kur një autocisternë që transportonte naftë, shpërtheu në flakë pranë qytetit pakistanez të Bahawalpur.
Një turmë e madhe njerëzish është mbledhur për të mbledhur karburantin që po rrjedh nga automjeti i përmbysur. Dhjetëra prej tyre janë duke u trajtuar tashmë në spitale.
Raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se cisterna ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe kur u përmbys në mës të një rrugë dytësore.
Disa persona që erdhën afër automjetit pas aksidentit ishin duke pirë duhan, rrëfejnë dëshmitarët.
Mesa duket ata mund të kenë qenë shkaktarët e zjarrit dhe shpërthimit të fuqishëm , raporton televizioni shtetëror i Pakistanit, duke cituar dëshmitarë okularë.
Megjithatë rrugët e vendit janë të pasigurta, me mirëmbajtje të dobët dhe shoferët shpesh herë ecin në mënyrë të pakujdesshme , thonë korrespondentët e BBC-së.
Helikopterët e ushtrisë u dërguan për të transportuar viktimat në spitale, tha zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze.