Telegrafi

Shpërthen autobusi në qendër të Romës (Foto/Video)

Në qendrën e qytetit të Romës ka shpërthyer një autobus, raportojnë mediat italiane.

Autobusi kishte shpërthyer pasi ishte përfshirë nga flaka, kurse deri më tani nuk dihen shkaqet apo pasojat për faktin se ka shpërthyer afër ndërtesave të banueshme, transmeton Telegrafi.

Në rrjetet sociale kanë filluar të shfaqen fotografi të autobusit të djegur, ndërkaq kompania “Infoatak” ka publikuar momentin e shpërthimit të autobusit brenda të cilit për fat nuk kishte njerëz. /Telegrafi/