Telegrafi

Shpërthen Atletico Madrid!

Pasi mposhti Sevillan me rezultat 2-1 në ditën e dytë të Vitit të Ri, Atletico kësaj here ka shkatërruar në fushë mysafire ekipin e Valladolid, duke e mposhtur me rezultat 4-0.

Jose Manuel Jurado ishte ai që kaloi në epërsi vendasit pas 15 minutash lojë, ndërsa pas po aq kohe Diego Forlan dyfishoi rezultatin për mysafirët (31’).

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Real Madridit, Jose Antonio Reyes, trefishoi avantazhin pas gati një ore lojë (59’), ndërsa sulmuesi argjentinas Sergio Aguero vulosi fitoren e lartë të Atleticos në minutat shtesë të lojës (90’).

Atletico tash mban pozitën e 11-të në tabelën e kampionatit spanjoll me 20 pikë të mbledhura. Ekipi madrilen të martën zhvillon ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit në fushë vendore përballë ekipit të divizionit të dytë Recreativo Huelva, nga i cili ekip u mposht në ndeshjen e parë të zhvilluar të mërkurën (3-0)./Telegrafi/