Tashmë është bërë zakon që me këngët më të pëlqyera fansat të krijojnë video të shumta në rrjetet sociale.
Kështu ka ndodhur edhe me projektin e fundit të Gjikos, të titulluar “Hajt hajt”, transmeton Telegrafi.
Me refrenin e kësaj kënge ritmike janë krijuar shumë “vines”, mes të cilave edhe shumë qesharake dhe të pëlqyera nga ndjekësit në rrjetet sociale.
“Hajt hajt” u publikua vetëm pak ditë më parë dhe deri më tani kënga ka arritur afro 800 mijë klikime në kanalin “Youtube”./Telegrafi/