Telegrafi

Shpërthejnë batutat në rrjetet sociale për gjilanasit, pas kërkesës së pazakontë nga Komuna

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer talljet me gjilanasit, kjo pasi ditën e mërkurë u publikua një deklaratë nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Gjilan, ku u bë thirrje që qytetarët të përmbahen nga daljet e panevojshme për të lejuar hapësirë për mërgimtarët.

E pak orë pas deklaratës së publikuar në media, qytetarët filluan talljet me gjilanasit, duke kërkuar nga ata të mos dalin  gjatë kohës sa dalin mërgimtarët. Në grupin “Manjakë t’foreve”, në Facebook, e që janë afro 50 mijë anëtarë, ishin të shumta talljet, e që më pas ato u bënë virale në rrjet.

“Mos dilni shpesh se palidhje prej mërgimtareve, thonë këta s’po dikan t’nalun”, thuhej në një postim, transmeton Telegrafi.

“Qes qytetarët e Gjilanit në të zezën me dal në qytet”, “Kosovë natën e mirë, Gjilan guten nacht”, ishin disa nga postimet e shumta lidhur me gjilanasit të bërë gjatë kësaj kohë.

Me gjithë shakatë e krijuara, pasditen e së mërkurës, Komuna e Gjilanit bëri një sqarim për qytetarët e saj, duke thënë se deklarata e mëhershme ishte vetëm citim nga mbledhje, dhe se ata mund të dalin kur të duan. /Telegrafi/