Telegrafi

Shpërthejnë shakatë në rrjetet sociale me lajmet që e lidhin Mbappen me Tottenhamin

Nga të gjitha klubet, Kylian Mbappe tani është i lidhur me një lëvizje në Tottenham Hotspur.

Sipas Marca, drejtuesit e Paris Saint-Germain janë në kontakt me shefin e Spurs, Daniel Levy, për marrëveshjen e mundshme.

Gjithçka tingëllon vërtet për të qeshur, veçanërisht duke pasur parasysh që Tottenham nuk do të luajë futboll evropian sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Takohen Al Khelaifi dhe Levy: Tottenhami në garë për Mbappen

Kur u publikua lajmi, tifozët e Tottenhamit filluan të bënin shaka për mundësinë që Mbappe të kalojë te Spurs.

“Dhe unë ende nuk mund t’i kërkoj një vajze të dalë në takim”, ka shkruar një tifoz.

I dyti shkroi: “Spurs: ‘Përshëndetje, a keni një lojtar me emrin Kylian Mbappe? PSG: Po. Spurs: ‘Faleminderit'”.

Lexo po ashtu Florentino Perez jep përgjigje interesante kur pyetet për situatën e Mbappes

Një tjetër tifoz komentoi: “Spurs janë të interesuar edhe për trofe, por kjo nuk do të thotë se asnjëri prej tyre do të ndodhë këtë vit”.

Ndërsa i katërti shkroi: “Tottenham është një nga 20 skuadrat e interesuara për të fituar edhe Ligën Premier”.

Lexo po ashtu Pesë destinacionet e mundshme të Mbappes për këtë afat

Chelsea ka qenë gjithashtu i lidhur me Mbappen – megjithatë, ka shumë pak gjasa që ai madje të mendojë të bashkohet me ta në këtë pikë – kur nuk luajnë në garat evropiane.

Francezi pritet të kalojë sezonin e fundit me PSG-në përpara se të nënshkruajë me Real Madridin si lojtar i lirë. /Telegrafi/