Site icon Telegrafi

Shpërthejnë protestat në SHBA pas vendimit të gjykatës për ta shpallur të pafajshëm Kyle Rittenhouse – adoleshenti që pati vrarë dy persona vitin e kaluar

Ka pasur thirrje për qetësi në SHBA pasi një adoleshent që vrau dy persona gjatë trazirave racore vitin e kaluar u pastrua nga të gjitha akuzat.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Kyle Rittenhouse tani 18 vjeç, argumentoi se ai po vepronte në vetëmbrojtje kur qëlloi burrat dhe plagosi një të tretë në Wisconsin.

Vendimi i të premtes, i cili pasoi një gjyq të profilit të lartë që ndau SHBA-në, ndezi protesta në disa qytete.

Por politikanët, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden, dhe familjet e viktimave kanë bërë thirrje për qetësi.

“Ajo që na duhet tani është drejtësia, jo më shumë dhunë”, thanë në një deklaratë avokatët e familjes së Gaige Grosskreutz, i cili u qëllua dhe u plagos nga Rittenhouse.

“I bëj thirrje të gjithëve që të shprehin pikëpamjet e tyre në mënyrë paqësore, në përputhje me sundimin e ligjit”, tha Biden jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Pavarësisht thirrjeve për qetësi, një trazirë u shpall nga policia në qytetin e Portland, Oregon, të premten në mbrëmje, pasi rreth 200 njerëz thyen xhamat dhe hodhën sende.

Protesta gjithashtu ka pasur edhe në Çikago dhe New York. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=BizfnHtXDSU&ab_channel=Ken88

 

Exit mobile version