Telegrafi

Shpërthejnë protestat në Canberra, demonstruesit i vënë zjarrin dyert të ndërtesës së vjetër të parlamentit australian

Ndërtesa e vjetër e parlamentit australian, për pak sekonda ishte përfshirë nga zjarri gjatë protestave të organizuara në Canberra, shkruan BBC.

Nga zjarri që shpërtheu është dëmtuar dera kryesore e objektit, por për fat të mirë askush nuk është lënduar, transmeton Telegrafi.

Para kësaj ndërtese po protestohet prej ditësh për të drejtat e aborigjenëve, popullatës autoktone australiane.

E dhuna në protestat e organizuara nëpër Australi është diçka që rrallëherë ndodhë, pavarësisht që së fundmi ka pasur shumë protesta si shenjë pakënaqësie për masat anti-COVID.

Punonjësit në ndërtesën që është shndërruar në muze të demokracisë së Australisë, janë evakuuar pasi dyert morën flakë.

Në anën tjetër, zyrtarë shtetërorë kanë dënuar zjarrvënien gjatë protestave, ku i paraprinë disa incidente që u cilësuan si “sulm ndaj demokracisë”. /Telegrafi/