Para pak çastesh kanë shpërthyer gypat e ujit në rrugën “Luan Haradinaj”, në qendër të Prishtinës.
Ashtu siç shihet nga pamjet, nga shpërthimi i këtyre gypave rruga është vërshuar nga uji, si dhe objektet e Stacionit Qendra të Policisë së Kosovës dhe ndërtesave përreth.
Situata në këto çaste ka nisur të qetësohet. /Telegrafi/