Site icon Telegrafi

Shpërthejnë disa vatra zjarri në pjesë të ndryshme të Kosovës

Derisa Shqipëria dhe disa vende tjera Evropiane si Turqia e Greqia po luftojnë me zjarret prej disa ditësh, sot në Kosovë janë paraqitur disa vatra zjarri.

Një zonë prej 200 hektarësh e cila është shumica me shkurre dhe një pjesë e malit është kapluar nga flakët nga Suharekë qysh në orët e para të ditës.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj e ka konsideruar situatën nën kontroll.

Mediat lokale në Prizren njoftojnë për disa vatra zjarri në këtë komunë.

Zjarr  është parë në malin përball fshatit Llokvicë në Reqan të Prizrenit, derisa tjetër vatër zjarri ka shpërthyer edhe në Oshlak përball Prevallës.

Vatra zjarri janë raportuar edhe në Koshtovë të Vllahisë në Mitrovicë.

Nga disa pamje shihet se zjarri ka përfshirë male dhe toka bujqësore./Telegrafi/

Zjarri Koshtovë
Exit mobile version