600 votuesit e Pustecit tashmë nuk figurojnë në adresat e tyre në Shkup. Jozyrtarisht këto banorë të Shqipërisë, kanë marrë shtetësi të Maqedonisë në vitin 2001, kur ministër i punëve të brendshme ishte Ljube Boshkoski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Portali SDK bën të ditur se këta banorë janë fshirë nga KSHZ-ja gjatë verifikimeve në terren të listave zgjedhore dhe krahasimit të të dhënave. Sipas këtij portali, janë fshirë edhe ata qytetarë të Pustecit të cilët kanë qenë të regjistruar në Resnjë, por jo të gjithë, pasi që një pjesë e tyre kanë siguruar fletëpronësi.