Telegrafi

Shpërndau barin kinse lufton coronavirusin, ngritet aktakuzë ndaj gjilanasit

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit K.A., për shkak të veprës penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

Sipas aktakuzës, më 6 prill 2020, i pandehuri K.A., në fshatin Përlepnicë Komuna e Gjilanit, ka vënë në qarkullim barëra ose produkte të dëmshme mjekësore, pa iu bërë kontrolli i nevojshëm nga personi apo enti i autorizuar, në atë mënyrë që përmes rrjetit social ‘’Facebook’’, ka publikuar njoftimin për vënien në qarkullim të barit për luftimin e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, i njëjti ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi 04/L-125 dhe Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale 04/L-190. /Telegrafi/