Një shofer shpërndarës picash po padit miqtë e tij që fituan një çmim prej 1 milion dollarësh në lotari, duke besuar se ai meriton një pjesë të fitimeve të tyre.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Philip Tsotsos, nga Ontario në Kanada, është duke paditur shokët e tij pasi akuzoi grupin për ‘vjedhjen e ëndrrave të tij’.
Grupi prej 16 vetash mori çmimin Maxmillion në një biletë Lotto Max nga Korporata e Lotarisë dhe Lojërave të Ontarios verën e kaluar.
Dhe Tsotsos beson se ai duhet të jetë fituesi i 17-të, pavarësisht se miqtë thonë se ai nuk ka paguar për të qenë pjesë e lojës.
Ai i tha CBC News: “Pse nuk më thanë se fituan? Këta djem janë si një familje për mua”.
“Ëndrrat e tyre u realizuan. Pse duhet të vjedhin timen?”.
Tsotsos ka emëruar secilin nga 16 miqtë në padi dhe dëshiron të emërohet si fituesi i 17-të.
Avokati mbrojtës David Robins, që përfaqëson grupin prej 16 fituesve, tha: “Zoti Tsotsos nuk pagoi për të luajtur, kështu që ne mohojmë që ai të ketë të drejtë për atë që ai po kërkon dhe ne do ta mbrojmë me forcë kërkesën tonë. Në këtë rast, ai nuk luajti dhe nuk u përfshi”.
Tsotsos pretendon se ai nuk paguante gjithmonë menjëherë për biletat në një sistem krediti për gjashtë vitet që ai kishte qenë pjesë e grupit.
Ai thotë se më parë u kishte borxh para për biletën, madje deri në 100 dollarë, por ai i kthente gjithmonë ato.
Dhe në rastin e fundit, ai thotë se u përgjigj duke i ofruar të paguante 40 dollarët deri të premten, por më pas bëri shaka: “Thjesht hiqeni nga fitimet tona kur fitojmë”.
Ndërsa në një shkëmbim tjetër me një anëtar tjetër të grupit, Tsotsosit iu tha se duhej të paguante 10 dollarë për të mbetur në lojë dhe ai u përgjigj duke thënë se donte të vazhdonte.
Ai thotë se e ka marrë vesh se ata kanë fituar vetëm në rrjetet sociale. /Telegrafi/