Telegrafi

Shpërndarësi i picave dënohet sepse ishte shumë i shpejt

Djaloshi njëzetvjeçar, i cili posedon vetëm patentë të përkohshme të vozitjes, ka thënë se po ngutej pasi që ishte vonuar rreth 20 minuta me dërgesën e picës në qytetin Townsville, shkruan Reuters.

Policia e ka ndaluar atë ditë më parë me shpejtësi prej 130 kilometrash në orë në zonën në të cilën është e lejuar të vozitet me shpejtësi maksimale prej 80 kilometrash në orë. Megjithatë, policët e kanë pritur të riun derisa ka kryer dërgesën e më pas ia kanë lëshuar tiketën.

Edhe pse arsyetimi i tij ka tingëlluar bukur i bindshëm, vozitësi i ri edhe në të kthyer në të njëjtën zonë ka vozitur me 130 kilometra në orë.

Kryesuesi i policisë lokale ka thënë se njëzetvjeçari anonim është dënuar me 1.520 dollarë australianë, rreth 865 euro, si dhe ka humbur patentë shoferin për 15 muaj.