Telegrafi

Shpërndante drogë të llojit LSD, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Foto: Ilustrim

Një 20-vjeçar është arrestuar këtë të martë në kuadër të operacionit “Stacioni”. Shërbimet e policisë e kanë lokalizuar të riun në zonën pranë ish-stacionit të Trenit në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, atij i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës, qindra doza me lëndë narkotike (sintetike) LSD

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 20-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës, qindra doza me lëndë narkotike (sintetike) LSD.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/