Site icon Telegrafi

Shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë, arrestohen katër të rinj

Katër persona janë arrestuar për shkak të dyshimit se shpërndanin lëndë narkotike.

Sipas një njoftimi nga Policia e Shtetit bëhet e ditur se gjatë operacionit të koduar “Barrikadat”, janë  sekuestruar sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e saj e ndarë në doza, gati për shitje, 200 qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e kanabisit në doza, një grirëse për lëndën narkotike, si dhe tre aparate celulare.

“Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit K. K., 22 vjeç, S. K., 22 vjeç, B. D., 22 vjeç, dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version