Site icon Telegrafi

Shpërndanin kokainë në shkolla dhe lokale nate, 25 persona në pranga, pjesë e grupit kriminal në Tiranë

Një grup kriminal i cili shpërndante kokainë në lokale nate dhe shkolla në Tiranë është shkatërruar duke çuar në pranga 25 persona, teksa 10 të tjerë janë në kërkim.

Të dhënat i bëri me dije Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj. Në kuadër të operacionit “Temupull 3”, Vocaj sqaroi se janë sekuestruar kokainë të ndarë në doza të vogla, heroinë, makina si edhe celularë.

“Rezultatet e koduar Tempulli 3 ku u godit një grup që shpërndante kokainë në lokale nate dhe shkolla. Sektori për narkotikët, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, bazuar në inteligjencë informative, në janar referuan materialet në gjykatën e shkallës së parë. U siguruan prova për veprimtarinë kriminale të 35 shtetasve. U arrestuan 20 persona, u zbatuan masat arrest me burg për 5 shtetasve të tjerë, vijon puna për kapjen e 10 personave të tjerë. U sekuestruan: 3.5 kg kokaine, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis, 27 celulare, 5 automjete”, tha ai.

Pikërisht për këtë operacioni i cili ka qenë i shtrirë në kohë, Ministri Taulant Balla ka njoftuar se krimet që bëhen në perimetrin e sigurisë në shkolla do të kenë dënime më të rënda. Sa i përket drogave shitja brenda perimetrit të sigurisë do të dënohet nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vite, ndërsa përshtatja e lokaleve për lëndët narkotike do të ketë ndëshkim deri në 10 vite burgim. /Telegrafi/

Exit mobile version