Site icon Telegrafi

Shpërndanin drogë në lagjet e Tiranës, arrestohen dy persona

Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar këtë të martë në Tiranë pasi u kapën në flagrancë me doza kanabis të bëra gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se A. T., 30 vjeç dhe M. H., 30 vjeç e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shisnin në lagje të ndryshme të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale atyre iu sekuestruan dozat me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, dhe dy aparate celulare.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të veprimeve operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacione për 2 shtetas që shitnin lëndë narkotike kanabis, në doza, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara:

▪️në Laprakë u konstatua automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. T., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

▪️në afërsi të Kodrës së Diellit u konstatua shtetasi M. H., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. /Telegrafi/

Exit mobile version