Site icon Telegrafi

Shpërndanë para të falsifikuara, arrestohen dy persona në Vlorë

Policia e Shqipërisë ka njoftuar më 11.03.2025 se në Vlorë ka goditur një rast të shpërndarjes së kartëmonedhave të falsifikuara.

25-vjeçari me iniciale J.T., banues në Skrapar, dhe 35-vjeçari me iniciale B.S., banues në Përmet, janë arrestuar nga Policia e Shtetit nën dyshimin se siguronin euro të falsifikuara.

Ndërsa u procedua në gjendje të lirë shtetasi T.K., 24-vjeçar, banues në Vlorë, i cili dyshohej se siguronte kartëmonedha false nga dy të arrestuarit dhe më pas i fuste në treg duke i përdorur për blerje në biznese të ndryshme të zonës.

“Gjatë operacionit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shumë prej 2550 eurosh të dyshuara të falsifikuara, në prerje 50 dhe 100 euro”- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Siç bën të ditur Policia, Prokuroria e Vlorës po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Exit mobile version