Gjatë ditës së sotme (e premte) ka ndërruar jetë legjenda e hip-hopit, DMX.
Ai që një javë ka qenë i shtrirë në spital, pasi pësoi sulm në zemër për shkak të mbidozës.
Përpos koncerteve të shumta që ai ka mbajtur gjatë karrierës së bujshme, e ka rastisur që të jetë edhe në Prishtinë.
Reperi ishte prezent në vitin 2013, ku grumbulloi një numër të madh të audiencës, të cilëve u dhuroi spektakël.
Por në një video të publikuar në YouTube, ai shihet në një lokal me disa njerëz, duke vallëzuar me këngë shqipe.
Vërehej dukshëm se DMX nuk kishte shumë dijeni për këtë lloj vallëzimi, por të pakën dha maksimumin e tij. /Telegrafi/