Site icon Telegrafi

Shpërndahet mish për familjet në nevojë në Podujevë

Pako me nga 10 kilogram mish kanë përfituar 230 familje në komunën e Podujevës, të cilat gjinden në listat e asistencës sociale.

Organizata “Human Appeal” në bashkëpunim Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS) të Komunës së Podujevës, ka dhuruar pako me nga 10 kg mish për 230 familje skamnore.

Drejtori i DSHMS në Podujevë, Agron Hyseni, falënderoi donatorin për pakot e dhuruara të cilat sado pak do të ndihmojnë në lehtësimin e gjendjes së rëndë të këtyre familjeve.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e organizatës “Human Appeal” premtuan vazhdimin e mbështetjes për familjet në nevojë të Komunës së Podujevës.

Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në vazhdimësi ka zhvilluar partneritet me mekanizma dhe shoqata vendore dhe ndërkombëtare për të ndihmuar familjet në nevojë. /Telegrafi/

Exit mobile version