Telegrafi

Shpërndahen pamje ku thuhet se shfaqet një leopard gjatë ceremonisë së betimit të Modit, reagon policia indiane

Policia në Indi tha se një kafshë e parë në transmetimin e drejtpërdrejtë të ceremonisë së betimit të kryeministrit Narendra Modi, nuk ishte një leopard, pavarësisht thashethemeve në rrjete sociale.

Shikuesit e transmetimit të drejtpërdrejtë vunë re një mace të madhe duke ecur në sfond ndërsa Modi betohej për mandatin e tij të tretë, përcjell Telegrafi.

Disa përdorues të rrjeteve sociale thanë se dukej se aty ishte një leopard.

Thashethemet përfunduan me raportimin e Policisë së Delhit.

“Disa kanale mediatike po tregojnë një imazh të kafshës të kapur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv të ceremonisë së betimit të mbajtur dje në Rashtrapati Bhavan, duke pretenduar se është një kafshë e egër”, tha policia.

“Këto nuk janë të vërteta, kafsha e kapur në kamera është një mace e zakonshme e shtëpisë”, shtuan autoritetet. /Telegrafi/