Site icon Telegrafi

Shpërndahen pajisje të bletarisë për 100 bletarë llapjanë

Komuna e Podujevës ka vazhduar me subvencionime në sektorin e bujqësisë, duke shpërndarë pajisje të bletarisë për 100 bletarë llapjanë.

Në kuadër të implementimit të programit për mbështetje të sektorit të bujqësisë në Komunën e Podujevës sot janë shpërndarë pajisje për bletarët llapjanë.

Në ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve ishte Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi.

Veliu me këtë rast uroi bletarët përfitues dhe premtoj rritjen e mbështetjes për këtë sektor i cili tha se po zhvillohet suksesshëm në Komunën e Podujevës..

“Sot po shpërndajmë pajisje për bletarët llapjanë. Ky është projekti i dytë që po subvencionojmë sivjet në fushën e bletarisë, sepse muaj më parë kemi shpërnda shoqëri bletësh. Ne jemi të përkushtuar për ta mbështetur këtë sektor, duke vlerësuar suksesin dhe angazhimin e bletarëve llapjanë”, tha Veliu.

Kryetari Veliu tha se mbështetja për këtë sektor po sigurohet edhe përmes bashkëpunimit me donatorë.

Ndërsa drejtori i Bujqësisë, Vezir Januzi tha se ky është projekti i katërt i subvencionimeve që po realizohet nga kjo drejtori. Ndërsa aktiviteti i radhës do të jetë shpërndarja e sistemit të ujitjes për përfituesit e dredhëzës industriale dhe bimëve aromatike, projekt ky që po realizohet në bashkëpunim me USAID-in. /Telegrafi/

Exit mobile version