Telegrafi

Shpërndahen ndihma për familjet skamnore të rajonit të Tetovës dhe Shkupit

Në prag të fundvitit, shumë organizata humanitare organizojnë fushatë për të mbledhur ndihma për familjet skamnore, për t’ua lehtësuar sadopakë gjendjen e tyre dhe për t’ua bërë më të begatë netët festive, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kështu, shoqata humanitare ”Dora Humane”, nga Tetova, ka shpërndarë ndihma për më shumë se 30 familje në rajonin e Tetovës dhe të Shkupit.

Pakot me ndihma përfshijnë ushqime dhe materiale higjienike të cilat janë dhuruar nga kompani të ndryshme dhe janë financaur edhe nga xhepi i qytetarëve bëmirës./Telegrafi/