Site icon Telegrafi

Shpërndahen ndihma për familje skamnore në rajonin e Tetovës

Në vazhdën e aktiviteteve humanitare, në mbështetje të familjeve skamnore, Shoqata qytetare ”Dora Humane” sot ka shpërndarë ndihma në 12 familje të rajonit të Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Familjeve skamnore u dërgohen ndihma në ushqime, pastaj preparate higjienike, si edhe ndihma në veshmbathje. Shoqata thotë se këto ndihma sigurohen nga njerëz të vullnetit të mirë, të cilët ofrojnë mbështetje të ndryshme, nga financiare e deri te veshmbathja. Njiherit bëjnë thirrje që të gjithë ata që dëshirojnë të mbështetin këtë shoqatë, atëherë t’u drejtohen në zyrat që i ka në kompleksin Saranda në Tetovë./Telegrafi/

Exit mobile version