Site icon Telegrafi

Shpërndahen ndihma për 40 familje në Tetovë

Shoqata Humanitare ‘Dora Humane’ me ndihmë të donatorëve ka siguruar 40 ndihma për familje në nevojë në vigjilje të festës së Bajramit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndihmat, siç thonë nga SH.H ‘Dora Humane’ janë shpërndarë në Tetovë dhe rrethinë.

”Të nderuar vllezër dhe motra Sh.H “Dora Humane” sot më 2 korrik për shkak të festës së fitër Bajramit bëri shpërndarjen e pakove ushqimore për 40 familje dhe teshave për fëmijë prej moshës 0-6 vjet. Një falemenderim të veçantë për të gjithë ato që ndihmuan rreth këti karvani humanitar, dhe për të gjithë ato që na besuan në projektin e muajit të bekuar Ramazanit me vitra dhe sadaka.” thuhet në kumtesën e Shoqatës Humanitare ”Dora Humane”/Telegrafi/

Exit mobile version