Kanë mbërritur në kampin stërvitor në Perros Guirec, fotot e futbollistëve të kombëtares.
Për plotësimin e dëshirave të fansave të shumtë të skuadrës tonë kombëtare, Federata Shqiptare e Futbollit, ka përgatitur një set me kartolina dhe posterë me lojtarët kuqezinj.
Për çdo futbollist, janë përgatitur kartolinat personale , ndërsa ka edhe kartolina të skuadrës me uniforma loja dhe me kostum.
“Gjithashtu është prodhuar një sasi e madhe postaresh të skuadrës, si me uniformën e lojës ashtu edhe me atë personale. Të gjitha këto do t’ju shpërndahen futbollistëve për t’i dhuruar për fansat e tyre”, njofton FSHF.