Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Skenderaj, në bashkëpunim me kryetarët e fshatrave pasi kanë bërë përzgjedhjen e familjeve dhe kanë filluar me shpërndarjen e pakove ushqimore për 1000 familje në nevojë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari Bekim Jashari i cili tha se kjo përkrahje vjen për t’iu dalë në ndihmë sa do pak familjeve në asistencë sociale si dhe atyre që kanë mbetur pa të ardhura si pasojë e pandemisë globale Covid- 19.
Shpërndarja e këtyre pakove po bëhet sipas listave të familjeve që janë përzgjedhur nga kryetarët e fshatrave të komunës sonë. Ky aksion do të vazhdojë ditët në vazhdim dhe pakot do të shpërndahen shtëpi për shtëpi, pa pasur nevojë që qytetarët të shkojnë në komunë.
Kjo është hera e tretë brenda këtij viti që komuna jonë po përkrah familjet në nevojë. Dy herë brenda këtij viti komuna e Skenderajt ka përkrahur 5 mijë familje me pako ushqimore-higjienike, kurse tani në fund vit po përkrahen 1000 familje nevojtare.
Përveç këtyre 1000 familjeve falë donatorëve do të shpërndahen pako ushqimore edhe për familje tjera nevojtare.