Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët ishin ndalur nga njësiti policor derisa kishin qenë duke qarkulluar me veturën dhe nuk kishin zbatuar vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave për shkak të virusit Covid -19.
Njëri prej të dyshuarve – ngasësi i veturës kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe kishte sulmuar dy zyrtar policor.
Të dyshuarit pas procedurave policore me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/