Site icon Telegrafi

Shpërfillet gjuha shqipe në Fondin Shëndetësorë

Gjatë vitit 2015 janë shqyrtuar gjithsej 1.432 kërkesa për in-vitro nga ana e Komisionit të formuar në kuadër të Fondit. Prej tyre, 1.284 janë kërkesa të reja të cilat shënojnë rritje 10% në krahasim me vitin 2014. Ndërkaq barnat e konsumuara sa i përket numrit të recetave të realizuara për kokë të siguruari, gjatë vitit 2015 është 11,7 apo 8,3% më shumë në krahasim me vitin 2014. Kështu thonë të dhënat e raportit vjetor të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në vitin 2015 janë realizuar rreth 85,6 milion denarë për 1.261 raste për procedurën in-vitro për fëmijën e parë dhe të dytin në gjithsej 9 insitiucionet shëndetësore që kanë marrëveshje me Fondin për t’a realizuar shërbimin in-vitro. Në vitin 2015 janë realizuar 21 milion e 129 mijë receta pët të cilat Fondi ka ndarë mjete në vlerë prej 2 miliardë e 425 milion denarë”, tha për Alsat-M, Sasho Stefanovski, Drejtor i Fondit Shëndetësor.

Të dhënat në versionin shqip të prezantuara ishin shumë të kufizuara. Drejtori i Fondit Orhan Ramadani paraqiti në mënyrë sipërfaqësore raportin vjetor në gjuhën shqipe. Pas fjalimit rreth 20 minutësh në maqedonisht, paraqitja e të njëjtit në gjuhën shqipe ishte rreth 2 minuta. Madje gjysmën e fjalimit Ramadani e bëri në maqedonisht për të vazhduar me një prezantim sipërfaqësor në gjuhën shqipe./Telegrafi/

Exit mobile version