Site icon Telegrafi

Shpërblimi i kompanisë japoneze, ofron më shumë ditë pushim për punëtorët e saj jo-duhanpirës (Foto)

Një kompani japoneze u ofron jo-duhanpirësve një “shpërblim” për siç thuhet “të kompensuar kohën që marrin duhanpirësit, gjatë pushimit të cigareve”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Piala Inc., një firmë marketingu me bazë në Tokio, e cila u ka ofruar stafit të saj jo-duhanpirës një shtesë gjashtë ditë pushimesh në vit për të kompensuar kohën që duhanpirësit marrin për pushimet e cigareve.

Siç thuhet më tej, skema u prezantua në shtator pasi punonjësit jo-duhanpirës u ankuan se ata punonin më shumë se kolegët e tyre duhanpirës.

“Një prej punonjësve tanë jo-duhanpirës dërgoi një mesazh në kutinë e sugjerimit të kompanisë më herët gjatë vitit duke thënë se pushimet e pirjes së duhanit po shkaktonin probleme”, tha Hirotaka Matsushima, një zëdhënës i kompanisë për The Telegraph.

Është raportuar se kompania është e vendosur në katin e 29-të të një ndërtese zyre dhe kushdo që dëshiron një cigare do të duhet të shkojë në nivelin e bodrumit – duke shkaktuar çdo pushim cigareje të zgjasë për rreth 15 minuta.

“Unë shpresoj që të inkurajoj punonjësit që të lënë duhanin nëpërmjet stimujve sesa dënimeve apo detyrimeve”, citohet të ketë thënë Takao Asuka, Drejtor Ekzekutiv i Piala Inc. /Telegrafi/

Exit mobile version