Site icon Telegrafi

Shpërblime për biznes planet më të mira

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka bërë të ditur se do të ndajë dhjetë shpërblimeve për biznes planet më të mira.

Sipas MTI-së konkursi për Garën e Biznes Planeve ka pasur qëllim që të ftojë të gjithë ndërmarrësit e rinj potencialë ( individët, veçanërisht studentët) që nuk kanë regjistruar biznes, por të cilët kanë ambicie të zhvillimit të ndërmarrësisë së tyre, bazuar në standardet e BE-së që të konkurrojnë me biznes – planet e tyre dhe të rrisin shansin e tyre për përfitimin e ndonjërit nga shpërblimet.

“Vlerësimi i biznes planeve më të mira është bërë nga një Juri profesionale, përfshirë edhe përfaqësues të asociacioneve të biznesit, duke iu dhënë përparësi kritereve të më poshtme.
Ideja e elaboruar dhe praktikisht e zbatueshme e Planit të Biznes, Resurse njerëzore dhe materiale për jetësim e Planit të Biznesit, Kostoja e fillimit të biznes nën 50.000.00 euro, Burimet e financimit mbi 50 për qind vetjake, Deklarata e gatishmërisë për fillim të biznesit, jo më larg se 30 ditë nga data e njoftimit për përzgjedhjen eventuale nga juria profesionale”, theksohet në njoftim.

Dhjetë biznes planet e vlerësuara nga juria profesionale do të shpërblehen sipas MTI-së me nga 5,000.00 euro të cilat mund të tërhiqen pas regjistrimit të biznes dhe fillimit të implementimit /Telegrafi/

Exit mobile version