Site icon Telegrafi

Shpërblim për papagallin që shpëtoj fëmijën nga ngufatja

Papagalli me emrin Willie ka fituar çmimin “Animal Lifesaver Award” (Çmimi për kafshën shpëtimtare) i cili ndahet nga Kryqi i Kuq për kafshët të cilat në ndonjë mënyrë i kanë shpëtuar jetët e njerëzve.

Në fakt, Willie në muajin nëntor të vitit të kaluar në Denver ka shpëtuar foshnjën e pronares së tij Megan Howard ashtu që ka thirrur “Mami, foshnja, mami, foshnja” derisa pronarja e tij ka qenë në tualet dhe nuk e ka hetuar se fëmija e tij po ngufatej nga një copë ushqimi që i kishte mbetur në fyt.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit kanë marrë pjesë edhe guvernatori i Kolorados, Bill Ritter dhe kryetari i Denverit, John Hickenlooper.

Pronarja ka deklaruar se është shumë krenare me papagallin dhe e cilëson si hero i cili e ka merituar këtë çmim, shton AP.

Exit mobile version