Telegrafi

Shpërblim për identifikimin e burrit mizor, që për pikë qejfi e hodhi qenin nga ndërtesa (Video)

Në Tamil Nadu të Indisë, është xhiruar një burrë që e hedh një qen nga kulmi i një ndërtese të lartë.

Në videon që ka përmbajtje shqetësuese, shihet kafsha ngjyrë kafe, që qëndron sipër murit rrethues, derisa bie në tokë dhe ngordhë në vend, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ky qen më nuk jeton, po ofrohet shpërblim që të identifikohet ky njeri, në mënyrë që të ndalohet dhe të merr dënimin e merituar.

“Njerëzit janë bërë kafshët më të këqija”, ka shkruar Prashanth Rangaswamy në llogarinë e tij në Facebook, ku ofron 10 mijë rupi për atë që e identifikon këtë njeri. /Telegrafi/