Telegrafi

Shpërblehet Adele, arrin një rekord shitjesh të albumeve

Adele ka arritur një rekord shitjesh të albumeve në SHBA.

Këngëtarja britanike 28-vjeçare ka arritur të shes 10 milionë kopje të albumit të saj të titulluar “25”.

Me këtë rast, ishte organizuar një ceremoni zyrtare në New York, ku Adele mori çmimi RIAA.

Këtë çmim ia ka ndarë Shoqata e Industrisë Regjistrimi i Amerikës, e cila shpërblen artistët që shesin mbi 10 milionë kopje të albumit. /Telegrafi/

Miq dhe bashkëpuntor ishin në këtë ceremoni në Manhattan të New Yorkut