Site icon Telegrafi

Shpërblehen lajmet më bizare për 2010

Shpërblimin “Daftas” për ngjarjen më bizare të vitit e fitoi stacioni policor në Hampshire i cili publikoi në internet fotorobotin e një krimineli i cili duket se në ka në kokë një fletë sallate.
Duke zgjedhur lajmet më bizare të vitit 2010 anëtarët e jurisë së “Draftas” përpiluan listën në dhjetë kategori, prej lajmeve për krimet më bizare, lajmet për zbulimet shkencore bizare, deri tek rrëfimet e pazakonta për kafshët. Pastaj juria prej nëntë anëtarësh zgjodhi lajmin më të mirë prej të mirëve.
Ndër fituesit tjerë gjendet edhe artisti i cili ka punuar një portret duke përdorur 9.852 copa buke tosti dhe mjeshtri i tatuazheve i cili u padit pasi ia kishte bërë tatuazh në kraharor mikut të tij një penis të gjatë 40 centimetra.
Paul Yarrow ose “vjedhësi i lajmeve” fitoi titullin e personalitetit të vitit për shkak të paraqitjes së vazhdueshme në paraqitjet e drejtpërdrejta në lajme nga vendi i ngjarjes, duke mposhtur kështu në të njëjtën kategori personazhe si Wayne Rooney, Ben Collins dhe Oktapodin Paul.
Organizatori i shpërblimeve Daftas, Simon Crisp tha se në fund të vitit nuk është vështirë të kujtosh ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme. “Por ne kemi vendosur tu japim mirënjohje lajmeve relaksuese, gjërave që nganjëherë mezi hynë në kategorinë e lajmeve, por për të cilat njerëzve u pëlqen të bisedojnë në kohën e lirë ose në kohën kur duhet të punojnë”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version