Telegrafi

Shpërblehen fotografitë më të mira të refugjatëve në Maqedoni

Tre fotografitë më të mira të vitit 2015, që kanë për temë refugjatët që kanë kaluar nëpër Maqedoni, gjatë tentimit për të ikur nga tmerret e luftës, do të shpërblehen sot, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shpërblimet do të jepen nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit që u kushtohet fotoreporterëve të Maqedonisë, ndërkaq mbështetet nga ambasada e SHBA-ve në Shkup, në bashkëpunim me Zyrën e UNHCR-së dhe Shoqatës maqedonase për juristë të rinj.

Gjithashtu do të ekpozohen 50 fotografitë më të mira të mbi 20 fotoreporterëve të Maqedonisë./Telegrafi/