Telegrafi

Shpërblehen deputetët që mundësuan zgjedhjen e Thaçit president

Qeveria ka propozuar dy emrat e radhës për ambasadorë të Kosovës, të cilët kanë prejardhje partiake, shkruan sot Koha Ditore.

Deputetja e Lidhjes Demokratike, Alma Lama, deri vonë një nga kundërshtaret e koalicionit me PDK-në, është propozuar ambasadore në Itali, kurse Hajdin Abazi nga radhët e PDK-së është propozuar për ambasador në Suedi.

Ministri i Punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar shkurt për gazetën se propozimet janë dërguar në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe ata pritet t’i nënshtrohen intervistimit, para se t’i shkojnë për dekretim presidentit Thaçi.

Deputetë të opozitës kanë thënë se politizimi i misioneve diplomatike nga partitë në pushtet po merr përmasa shqetësuese.