Site icon Telegrafi

Shpërbëhet Kuvendi i Maqedonisë

Sot deputetët e Maqedonisë kanë votuar për shpërbërjen e  Parlamentit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me 110 vota ‘për’, asnjë kundër apo i përmbajtur, deputetët votuan shpërbërjen e Parlamentit të Maqedonisë. Pas votimit, ka vijuar një duartrokitje e fortë nga deputetët. Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanoski deputetëve u ka dëshiruar sukses të mëtutjeshëm në jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version