Turqia ka vendosur që ta shpërbëjë gardën presidenciale, pasi afër 300 anëtarë të saj janë arrestuar pas tentim puçit ushtarak që ndodhi më 15 korrik. Disa nga ushtarët që kanë marrë pjesë në marrjen e televizionit shtetëror turk TRT, me këtë rast, kanë qenë pjesëtarë të gardës presidenciale, ka thënë për Anadoly, kryeministri Binali Yildirim.
Yildirim u shpreh se është vendosur që ajo njësi më mos të jetë dhe se nuk ka nevojë për të.
“Nuk do të kemi më gardë presidenciale, nuk ka nevojë të ketë”, ka thënë kryeministri.
Garda presidenciale e Turqisë ka 2500 ushtarë dhe afër 283 prej tyre janë arrestuar pas puçit.
Pas puçit të dështuar në Turqi janë arrestuar më shumë se 13 mijë njerëz, shumica ushtarë, por edhe policë, gjyqtarë, arsimtarë etj.