Telegrafi

Shpenzon 17 mijë euro nga ndihma sociale për operacione plastike që të ngjajë me Beckham (Foto)

Jack Johnson nga Britania e Madhe ka shpenzuar 17 mijë euro në operacione plastike, në mënyrë që të bëhej si idhulli i tij, David Beckham.

Siç raporton The Sun, tregimi është akoma më interesant, pasi 19-vjeçari merr ndihmë sociale dhe janë paratë e taksapaguesve tjerë që i ka shpenzuar për kirurgji plastike.

“Nuk ka njeri në këtë botë që mund të thotë se David Beckham është i shëmtuar”, ka thënë Johnson duke i arsyetuar veprimet e tij, për të cilat kanë thënë se nuk kanë të bëjnë me arritjet e Beckham në futboll, por ai e ka pëlqyer vetëm për nga dukja.

Kur e kanë pyetur në rrjetet sociale se pse i ka shpenzuar ndihmën sociale për trajtime kozmetike, ai është përgjigjur me ironi: “Sepse jam brilant”.

Deri më tani, Johnson ka bërë botoks, i ka rritur buzët dhe e ka bërë atë që quhet “buzëqeshja hollivudiane”, ndërsa planifikon që t’i bëjë të njëjtët tatuazhe që i ka Beckham. /Telegrafi/