Site icon Telegrafi

Shpenzon 11 mijë euro që të duket si vajza

50-vjeçarja britanike Janet Cunliffe, të cilën shpesh e ngatërrojnë me vajzën e saj Jane, ka pranuar se ka shpenzuar më shumë se 11 mijë euro për t’u dukur si vajza e saj 22-vjeçare.

Janet ka njoftuar se ndërhyrjet kirurgjike nuk i ka bërë për t’i konkurruar vajzës së saj, por për shkak “të kërkesës së domosdoshme të moshës”.

“Kur kam shikuar se sa tërheqëse është Jane, më është kujtuar vetja në moshën e saj dhe thjeshtë kam dashur të shoh se si do të ishte po të dukesha edhe njëherë ashtu. Kam gjene të mira dhe lëkurë të pastër, megjithatë është dashur të bëhen disa korrigjime”, ka shpjeguar Janet.

Janet i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për zmadhimin dhe ngritjen e gjinjve, pastaj tërheqjen e kapakëve të syve dhe zmadhimin e lehtë të buzëve. Pjesën tjetër të parave e ka shpenzuar duke e kthyer trupin në formë dhe duke iu nënshtruar një regjimi tjetër ushqyes.

Exit mobile version