Një irakian që jeton në Australi, është dënuar me 160 euro, me pretendimin se ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
Mirëpo, Mustafa Al Shakarji nuk po pranon se e ka shkelur ligjin dhe e ka dërguar çështjen në gjykatë.
Deri më tani, ai ka shpenzuar rreth 15 mijë euro në avokat mbrojtës, vetëm që të mos e paguaj gjobën, për fajin që nuk e pranon, transmeton Telegrafi.
“Në Irak, nuk ke të drejtë të mbrosh të drejtat tua, por këtu mundemi. Pse të mos e bëj një gjë të tillë, kur mundem dhe kam të drejtë?” ka thënë Al Shakarji.
Përpos parave, ai është dashur të marrë shumë ditë pushimi, që të jetë prezent në seancat e ndryshme, që janë zhvilluar prej vitit 2012.
Policia e kishte dënuar atë, sepse po voziste në 88 kilometra në orë, në një zonë ku lejohet vetëm 50 kilometra në orë. /Telegrafi/