Gordon Hartman nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, ishte mërzitur shumë kur të bijës së tij i është ndaluar hyrja në një park lojërash – shkaku i nevojave të veçanta fizike.
Për këtë arsye, ai shiti biznesin dhe iu përkushtua ndërtimit të një parku të tillë, që i përshtatet të gjithëve që kanë nevoja të veçanta, transmeton Telegrafi.
Në ndërtimin e kësaj hapësire, të cilës i është shtuar së fundmi edhe zona me pishina, shatërvanë dhe toboganë, janë shpenzuar afro 30 milionë euro.
“Qëllimi im ishte bashkimi i njerëzve dhe krijimi i një vendi të përshtatshëm për të gjithë, që më në fund u realizua”, ka thënë Hartman, krenar me arritjen e tij.
Ky park, që është shumë i vizituar, është bërë inspirim edhe për të tjerë që duan të ndihmojnë kryesisht të vegjlit në nevojë. /Telegrafi/