Telegrafi

Shpenzoi 20 mijë euro duke rinovuar gabimisht banesën e huaj (Foto)

Në Chongqing të Kinës, një burri i kanë dhënë gabimisht çelësat e banesës fqinje dhe ai e ka filluar gabimisht renovimin.

Pasi ka shpenzuar 150 mijë youan, në meremetimin e dyshemeve dhe lyerjen e mureve të apartamentit që ndodhet në katin e 40, e kanë lajmëruar zyrtarët e godinës për t’i treguar për gabimin, transmeton Telegrafi.

Mësohet se në atë kat ishin tetë banesa, kurse vetëm katër prej tyre ishin shitur. Më vonë është kuptuar lajthitja, se apartamenti të cilin i kishin dhënë i përkiste një blerësi tjetër.

Nuk dihet si do të jetë fati i këtij pronari, meqenëse atij nuk po i lejohet të del në këtë banesë në të cilën janë shpenzuar mbi 20 mijë euro, por duhet të banojë në banesën që i përket atij. /Telegrafi/