Site icon Telegrafi

Shpenzoi 2.4 milionë për automobil, silikoze dhe drogë

Në vend se të zgjidhte problemet, ajo u bë e varur nga droga, ndërsa tri herë tentoi të bëjë vetëvrasje. Callie thotë se paratë i kanë sjellë vetëm fatkeqësi, ndërsa tash kur i kanë mbetur pak më shumë se 100 mijë euro, ndjehet e lumtur.

“Para disa muajsh jam droguar dhe e urreja veten. Thjeshtë, nuk dëshiroja të jetoja. Tash kam një të dashur të ri në jetën time dhe më në fund po bëhem grua ashtu si dua të jem. E tërë kjo ndodhi pasi që kam shpenzuar shumën më të madhe të parave”, tha Rogers për gazetën “Daily Mail”.

Ajo në vitin 2003 fitoi 2.4 milionë euro në lotari. Menjëherë filloi t’i shpenzojë, bleu katër shtëpi, automobila të shtrenjtë, rroba të shtrenjta, argëtohej dhe operoi gjinjtë.

Menjëherë pasi fitoi paratë u njoh me Nicky Lawson me të cilin ka një djalë pesëvjeçar dhe një vajzë trevjeçare. Gjatë lidhjes së tyre ajo kishte shpenzuar për kokainë më shumë se 300 mijë euro.

Callie vuante nga depresioni dhe tentoi të bëjë vetëvrasje. Herën e fundit ndodhi sivjet pasi që kishte humbur të drejtën për kujdesin ndaj fëmijëve për shkak të gjendjes së saj mentale.

Ajo i tha revistës “Closer” se është e vendosur ta kthejë të drejtën për kujdes ndaj fëmijëve. Ka vendosur të shkoj tek mjeku dhe ka ndërmend t’i kthejë fëmijët e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version