Tamara Ecclestone është vajza e miliarderit Bernie Ecclestone, bosit të Formula 1 – ndërsa është martuar me një pasanik, ndaj paratë nuk janë ndonjë problem për të.
Ajo ka shpenzuar shifra të marramendëse këto ditë, për të dekoruar shtëpinë për festat e fundvitit, vetëm për të kënaqur vajzën e saj dyvjeçare.
Të mos harrojmë se vila e saj vlen plotë 70 milionë funte, ndërkohë që dasma që bëri para pak vitesh i kushtoi shtatë milionë funte, shkruan Daily Mail, transmeton KP.
Prandaj disa mijëra funte për të kënaqur vajzën, janë “çikërrima” për të.