Telegrafi

Shpenzimet marramendëse të Habilajve, blinin çorape 320 euro (Foto)

Qarkullonin shumë para në duar dhe visheshin mirë. Një nga përgjimet po në makinën e Habiljat, mes Moisi Habilaj dhe anëtarit të bandës së tij të trafikut Eneo Sulaj nxjerr në dritë disa nga shpenzimet që ata bënin për veshje.

Përgjim i datës 10.1.2014

Dëgjohet të hapet dera e makinës. Moisi Habilaj dhe Eneo Sulaj futen brenda, në radion e makinës dëgjohet muzikë greke.

Të dy komentojnë veshjet që sapo blenë të Hugo Boss. Moisi thotë se ka shpenzuar 1 mijë euro dhe vetëm çorapet i ka blerë 320 euro.

Më pas Moisi komenton njerëzit në lagjen ku po kalojnë, që shohin në një mënyrë të çuditshme.

Moisi: Vëlla, ai më parë ishte një person që shiste fruta, e poshtë frutave kishte 3 kallashnikovë, 10 pistoleta, bomba dore dhe të tjera…

Eneo: I shiste, apo…

Moisi: jo, i mbante atje, ishte bandit, ai ishte ta coje në të sëmës, profesion kishin grabitjet, bankat…